Maqedonia e Veriut ka bërë mrekullinë në Duisburg, ku ka mundur 1-2 Gjermaninë. Ky është rezultati më i papritur në këto kualifikuese të Botërorit të Katarit deri tani. Në fakt, Grupi J duket një grup çudirash, pasi udhëhiqet nga Armenia me 3 fitore, pastaj vjen Maqedonia e Veriut, dy skuadra të vogla që lënë pas Gjermaninë, Rumaninë dhe Islandën.
Kjo fitore e fqinjëve ka aromë shqiptare, pasi Goran Pandev shënoi pas një pasimi të saktë të Enis Bardhit, kurse Elmaz realizoi pas një asisti të Arjan Ademit. Për gjermanët shënoi golin e vetëm Gyndogan me panallti, ndërsa sulmuesi Timo Verner gaboi fatalisht përballë portës, para se Maqedonia e Veriut të dyfishonte me Elmas 5 minuta para fundit.
Kosova nuk mundi të bënte asgjë në Sevilje kundër Spanjës, ku u mund 3-1, duke pësuar kështu humbjen e dytë në këto eliminatore, që e lë në vend të fundit në Grupin B. Olmo dhe Ferran Torres shënuan 2 gola që në pjesën e parë, Halimi shkurtoi për Kosovën, duke ndezur shpresat për pikë, por ato u shuan shumë shpejt nga goli i Morenos.
Kanë bërë detyrën edhe skuadrat e tjera të mëdha. Franca fitoi në fushën e Bosnjë Hercegovinës me një gol të Grizman, kurse Italia regjistroi rezultatin e tretë radhazi 2-0, këtë herë në Lituani, ku vendosën golat e Sensit dhe Imobiles me penallti. Pas tri ndeshjeve të para në grupe, skuadrat me pikë të plota deri tani janë Anglia, Italia, Danimarka dhe Armenia.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme
Armeni-Rumani 3-2
Andorra-Hungari 1-4
Austri-Danimarkë 0-4
Bosnnjë Hercegovinë-Francë 0-1
Angli-Polani 2-1
Gjerman-Maqedoni e Veriut 1-2
Greqi-Gjeorgji 1-1
Lihteinshtejn-Islandë 1-4
Lituani-Itali 0-2
Moldavi-Izrael 1-4
Irlandë e Veriut-Bullgari 0-0
San Marino-Shqipëri 0-2
Skoci-Ishujt Faroe 4-0
Spanjë-Kosovë 3-1
Ukrainë-Kazakistan 1-1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje