Bota

Katër të vdekur në një sulm me armë në Kaliforni, mes tyre dhe një fëmijë

Në Kaliforninë Jugore, në Orange, katër njerëz u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri brenda një ndërtese dykatëshe që përdorej për zyra.

Policia e Los Anxhelesit raporton se midis viktimave është edhe një fëmijë.

Një nga personat që dyshohet se kishte qëlluar, është plagosur nga policia. Arsyet e të shtënave me armë zjarri nuk janë ende të qarta.

“Unë vetëm mund t’ju them se ne nuk kemi pasur një incident si ky në qytezën e Orange për herë të parë nga viti 1997”, komentoi një oficer policie.

“Është një tragjedi e madhe për viktimat, familjet e tyre, komunitetin tonë dhe departamentin tonë,” shtoi ai.

Në muajin mars, SHBA-të u tronditën nga dy masakra masive me armë zjarri, ku mbetën të vdekur me dhjetëra njerëz.

Tetë persona – shumica prej tyre aziatiko-amerikanë – u vranë brenda tre qendrave masazhi në Atlanta, Georgia, në 16 mars, ndërsa 10 njerëz u qëlluan për vdekje në një supermarket në Kolorado në 22 mars.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua të ndërmarrë “hapa të arsyeshëm” për përdorimin e armëve të zjarrit, duke përsëritur thirrjen e tij për të ndaluar armët sulmuese dhe duke i kërkuar Kongresit të miratojë faturat që do t’i jepnin fund boshllëqeve ligjore në kontrollin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë