Politike

Pas Yuri Kim edhe ambasadori britanik në Elbasan, takime me drejtuesit politik të fushatës

Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim në Elbasan të enjten ka mbërritur ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Ambasadori britanik Norman do të takohet me drejtuesin politik të PS, Taulant Balla dhe atë të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Në axhendë është parashikuar edhe nje takim me drejtuesit e fushatës elektorale të LSI në Elbasan.

Elbasani është një nga zonat më të nxehta elektorale, dhe këtë e vërtetoi edhe një incident deri diku i dhunshëm mes mbështetësve të PD-së dhe atyre të PS.

Ndërkohë ambasadorët kanë bërë thirrje për qetësi dhe fushatë konform rregullave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë