Politike

Kurti i shkruan Ramës: Na ndihmo për vaksinimin e mësuesve

Kryeministri Edi Rama zbuloi gjatë një takimi elektoral nga Rrogozhina, mesazhin që i ka dërguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vaksinën anti-Covid.

Rama tha se Kurti i ka kërkuar që Shqipëria të vijojë të ndihmojë Kosovën me vaksinimin e mësuesve.

“Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar, e duke më kërkuar që, meqë ata morën vaksina për mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit. Po, i thashë, patjetër, ne do t’i japim ato që duhen e mundet të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës…”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë