Ne rrjet

“Mesazhi në shishe” nga Suezi: Transporti është burim force dhe jo dobësie

Një pjesë e mirë e javës së kaluar u mbizotërua nga lajmi i bllokimit të Kanalit të Suezit nga një anije 200.000 tonëshe.

“Ever Given” nuk ishte vetëm një nga anijet më të mëdha me kontejnerë, por gjithashtu një emblemë e globalizimit.

Që nga fillimi i 1990-ës, kompanitë e transportit funksiononin duke plotësuar kërkesat e konsumatorëve me eficensë maksimale. Tashmë po krijohet debati se ndoshta një anije transporti po bëhet shkak i cënueshmërisë.

Një mungesë e gjysmëpërçuesve po detyron firmat e makinave të shkojnë drejt një mungese të produktivitetit.

Kina ka vendosur sanksione ndaj firmës H&M e cila refuzon të marrë pambuk nga Xinjang, ku Kina ka burgosur myslimanët e Ujgurit dhe i detyron të punojnë. Bashkimi Europian dhe India po shtrëngojnë eksportet e vaksinave anti-Covid, duke limituar mundësinë e qytetarëve të vaksinohen nëpër botë. Qeveri të ndryshme, përballë një tensioni gjepolitikal më shumë se sa produktiveti, kërkojnë qëndrueshmërinë dhe vetëkoordinimin.

Kështu, kompanitë e transportit gjenë hapësirë për një rol më të madh në shoqërinë tonë. Kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare, qeveritë duhet të marrin masa për t’i bërë furnizimet dhe dërgesat më të sigurta. Një largim i mundshëm nga globalizimi do të ishte gabim me pasoja të paparashikuara.

Furnizuesit në botë ndërlidhje në një mënyre të sofistikuar. Iphone është pjesë e Apple dhe shtrihet në 49 vende. Pfizer, “kampioni i vaksinave” ka rreth 5.000 furnizues. Në fillim të pandemisë, politikanë dhe qytetarë ishin të acaruar mbi maskat dhe tamponët për Coronavirus-in që prodhoheshin jashtë shteteve të tyre.  Më shumë se gjysma e gjysmëpërçuesve në botë prodhohen në Tajvan dhe në Kore të Veriut. Kina përpunon rreth 72% të kobaltit duke krijuar bateritë e makinave. Një firmë konsulence tregon se një shtet i madh i vetëm ka monopolizuar 180 produkte.

Një pavarësi e tillë është e rrezikshme kur gjeopolitika po bëhet gjithnjë e më shumë “luftuese”. Prishja e marrëdhënieve ndërkombëtare tregtare i bën shtetet të tregohen të kujdesshme në ndërvarësinë tek njëri-tjetri. Gjatë pandemisë u vendosën mbi 140 kufizime për tregtinë të cilat u anashkaluan dhe vetë kompanitë forcuan rolin e tyre. Të njëjtat kompani i shmangen tatimeve dhe pagesave mbi nxjerrjen e karbonit.

Marrëdhënia e Amerikës dhe Kinës sa vjen e përkeqësohet dhe po rrit kërcënimin e një embargo apo të ndonjë konflikti ushtarak.

Qeveritë kanë rol në sigurimin e furnizimeve , por është i limituar. Mund të ndihmojnë në kërkime dhe zhvillime, si edhe të subvencionojnë. Mund të ndodhë edhe në kërkesën e një produkti, monopolin e të cilit e ka një tjetër qeveri armiqësore, si p.sh. mineralet.

Ekziston rreziku i një ndërhyrje të tepruar të vendeve. Presidenti amerikan Joe Biden kërkoi vendosjen e një kontrolli sigurie 100 ditor për produktetet e importuara dhe ndërhyrjet. Ndërkohë, BE-ja njoftoi se do të dyfishojë numrin e cipeve që dërgo në shtetet e tjera, të marra nga pjesa e saj deri në 2030. Vitin e shkuar, Kina hartoi programin ekonomik të quajtur “qarkullimi rrethor” ku synonte izolimin e përkohshëm të Kinës nga eksportet në vendet e tjera.

Këto veprime do të mund të dëmtojnë tregun e lirë dhe të hapur.

Një hap i tillë drejt autarkisë do të ishte i pajustifikueshëm për çdo vend. Shtetet ku qeveritë kontrollojnë furnizimet dhe dërgesat janë më të rrezikuara. Për gjithë këtë dramë, ngecja e “Ever  Green” ishte një pikë e vogël në statistikat e ekonomisë botërore.

Kërkesa e lart për maska gjatë pandemisë, rriti prodhimin e maskave në Kinë me dhjetë herë. Paniku i konsumatorëve për të blerë ushqime përshtati të gjithë industrinë e ushqimit dhe mbajtën produktet stok për çdo rast të mundshëm. Momentalisht shtetet duhet t qarkullojnë 10 bilionë vaksina. Ndoshta vetëkoordinimi është me rëndësi, por qeveritë dhe qytetarët duhet të kenë parasysh se çdo produkt konsumi, jetik apo për argëtim vjen nga kompanitë e transportit.

Burimi: The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë