Shqipëria do të jetë vendi organizator i Europianit të Peshëngritjes për moshat 17 dhe 23 vjeç, një kompeticion që do të zhvillohet në muajin tetor të vitit 2022.
Vendimi është marrë sot në Moskë, ku është zhvilluar mbledhja e bordit drejtues të Federatës Europiane të Peshëngritjes. Mes çështjeve të diskutuara në këtë mbledhje ishte edhe ajo e kalendarit të aktiviteteve për vitin e ardhshëm. Dhe me 100% të votave është përzgjedhur Shqipëria si vend organizator për Europianin e 2022-shit, për 17 dhe 23-vjeçarët.

Në mbledhje ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili sigurisht është entuziazmuar për faktin që Shqipërisë i besohet një event i tillë. Që tani federata që ai drejton do të nisë punën për organizimin e këtij kompeticioni të rëndësishëm, në mënyrë që të jetë edhe një reklamë sa më e mirë për vendin tonë dhe sportin e peshëngritjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje