Një lajm mjaft interesant vjen nga Spanja dhe ka të bëjë me të ardhmen e sulmuesit Erling Haland. Agjenti i tij, Mino Raiola, së bashku më të atin e lojtarit të Borusia Dortmund, kanë shkuar sot në selinë e Barcelonës, ku kanë takuar presidentin e saj, Joan Laporta.
Lajmi bëhet i dittur nga “Mundo Deportivo”, që është shumë pranë klubit katalanas. Futbollisti norvegjez është një objektiv i merkatos së Barcelonës, por edhe Real Madridit në fakt, kështu që do të jetë një duel i fortë mes dy gjigantëve spanjollë.

Pas takimit me drejtuesit e Barcelonës, Raiola dhe Alf Ing Haland janë spostuar në Madrid, ku kanë pasur një takim me presidentin e Realit, Florentino Perez. Një takim informues, sipas “Cope”, por dy takime në një ditë lënë të kuptohet se për sulmuesin e datëlindjes 2000 do të jetë një “Clasico” i vërtetë në merkato.
Deri pak ditë më parë, gjithmonë sipas zërave nga Spanja, Reali dukej në avantazh të madh për bomberin e Borusia Dortmund, të cilin u fol se do ta siguronte për një shifër rreth 140 milionë euro. Raiola ka folur së fundi edhe me drejtuesit e Borusias. Me klubin gjerman Haland ka një kontratë deri në 30 qershor të 2024-ës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje