Edi Rama iu përgjigj akuzave se në këtë fushatë zgjedhore është duke sulmuar vetëm opozitën, duke thënë se deklaratat e tij kundër saj janë brenda normave të një gare zgjedhore.
Kryeministri përsëriti bindjen e tij se kryetari real i Partisë Demokratike nuk është Lulzim Basha, por ish-Kryeministri Sali Berisha. Për këtë solli një shembull.
“Jemi në kushtet e një pandemie që kërkon respektimin e disa normave nga ata që kanë mundësi dhe japin shembullin e tyre si persona publikë. Është një luftë për shëndetin që është mbi të gjitha partitë. Nëse në partinë time do të dilte dikush e do të thoshte mos u vaksinoni se bëjnë dëm dhe nëse unë nuk do të flisja, atëherë nuk do të isha në lartësinë e detyrës. Por nëse Saliu del e thotë që vaksinat janë vdekjeprurëse e ndalohen me protokoll për ata mbi 60 vjeç, që qeveria kineze i ka shkruar qeverisë shqiptare që të mos i përdorin dhe hesht e bën sikur s’dëgjon, kjo do të thotë se nuk është lideri i asaj partie”, tha Rama.
Sipas Ramës, Sali Berisha nëse bën një postim që ta heqë Lulin nga posti, Luli del nga godina e SHQUP-it të nesërmen. LSI-në e quajti një sistem degradues ku Presidenti Ilir Meta është kryetari.
“Ai është një sistem degradues, Meta është në krye dhe ata të tjerët janë në funksion. Metës këta njerëz i kanë shërbyer për të gjeneruar mbështetjen e LSI“, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje