Bota

Treni del nga shinat në një tunel në Tajvan, mbi 40 të vdekur

Më shumë se 40 njerëz humbën jetën dhe disa dhjetëra të tjerë u plagosën në Tajvan, pas përplasjes së një kamioni me një tren,  i cili doli nga shinat brenda një tuneli.

Autoritetet lokale, thonë se bëhet fjalë për katastrofën më të rëndë hekurudhore në ishull në të paktën katër dekada.

Sipas Qendrës Qendrore të Operacioneve të Emergjencave të vendit aziatik, ekipet e shpëtimit po punojnë për të arritur në katër vagonë ​​brenda tunelit, i cili është dëmtuar shumë dhe është i vështirë për t’u arritur. Të paktën 60 të plagosur rëndë janë transportuar tashmë në spital.

Incidenti ndodhi në orën 09:30 me kohën lokale (03:30 me atë europiane), në veri të Hualien, një qytet në bregun lindor të ishullit.

Karvani, i përbërë nga tetë vagonë me rreth 350 pasagjerë në bord, po kalonte përmes një tuneli, kur me sa duket doli nga shinat për shkak të përplasjes me një kamion që pengonte shinat.

Agjencia Qendrore e Lajmeve, tha se një kamion që “nuk ishte parkuar si duhet”, dyshohet se rrëshqiti dhe shkaktoi incidentin me trenin.

Bregu malor lindor i Tajvanit është një destinacion i njohur turistik dhe linja hekurudhore nga Taipei poshtë bregut lindor, është e njohur për tunelet dhe rrugën e saj që përqafon bregdetin vetëm në veri të Hualien ku ndodhi incidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë