Politike

Kim: Reforma në drejtësi po ecën, pavarësisht se djemtë e këqinj nuk e duan

Ambasadorja e ShBA në Tiranë këmbëngul se reforma në drejtësi është duke ecur në rrugën e mbarë, pavarësisht vështirësive që ka.

“SPAK po heton më shumë, po sekuestron më shumë asete dhe po vendos kriminelë më shumë pas hekurave. Gjykata Kushtetuese është funksionale, Gjykata e Lartë ka nisur shqyrtimin e dosjeve, vettingu vazhdon. Inspektorët e BKH-së po trajnohen! Reforma nuk është e lehtë, e shpejtë dhe as perfekte, por po ecën përpara, pavarësisht se djemtë e këqinj nuk e duan”, shkruan Kim.

Ambasadorja e bëri këtë koment në llogarinë personale në Twitter, teksa shpërndan urimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë që u uron fat kandidatëve për hetues të BKH-së.

“SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK-un dhe ata që iu përgjigjen thirrjes dhe detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë