Futboll

Ze Maria e thotë troç: Ika nga Tirana, presidenti ndërhynte në pjesën teknike

Ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria, në një intervistë të fundit për “Gazzetta dello Sport”, – ku pohon se kur luante futboll e ka kërkuar edhe Real i Madridit, por ai preferoi Parmën, – ka rrëfyer edhe kohën kur drejtonte si trajner në Kenia dhe në Shqipëri.

Braziliani lë të kuptohet se presidenti Refik Halili i ka ndërhyrë në punën e tij dhe kjo është arsyeja e largimit: “Pas Kenias, doja të kthehesha në Europë dhe shkova në Shqipëri te Tirana, që për herë të parë në historinë e saj kishte rënë nga Kategoria Superiore. Fitova kampionatin e Serisë B (Kategorisë së Parë) me një diferencë prej 15 pikësh nga vendi i dytë. Fituam edhe Superkupën e Shqipërisë.

Ze Maria dhe Ançeloti. Gazeta Si, 2 prill 2021

Kisha vështirësi, si në Afrikë, ashtu edhe në Shqipëri. Kur dikush shkon në Afrikë, pretendon disa gjëra, por është e pamundur t’i ketë. Në Shqipëri është e vështirë të bësh futboll. Dhashë dorëheqjen, sepse kishte probleme administrimi. Presidenti nuk mund të ndërhyjë në pjesën teknike të skuadrës”, – ka theksuar mes të tjerash Ze Maria. Ai e drejtoi Tiranën nga korriku i 2017-ës deri në tetor të 2018-ës.

Te Tirana ka pasur lëvizje të shpeshta trajnerësh dhe një nga arsyet kryesore është edhe kjo që Ze Maria e ka thënë qartë. Në fillim të sezonit aktual u largua edhe Emanuel Egbo, edhe pse arriti ta kthente skuadrën te titulli kampion pas shumë vitesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë