Bota

Bllokimi i Suezit, Egjipti kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim

Egjipti pritet të kërkojë rreth një miliard dollarë dëmshpërblim për bllokimin e Kanalit të Suezit për gati një javë nga anija gjigante e transportit të kontenierëve, “Ever Given”.

Ky bllokim i gjatë pati pasoja të jashtëzakonshme sa i takon trafikut tregtar detar. Shifra e kërkuar nga Egjipti, sipas Bloomberg, ka të bëjë me humbjet që lidhen me tarifat e tranzitit, dëmet e shkaktuara nga uji gjatë përpjekjeve për ta zhvendosur anijen, si dhe me kostot për mjetet që u përdoren për lëvizjen e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë