Në prag të ndeshjes me Torinon, trajneri Andrea Pirlo ka pohuar se tre lojtarë dhe konkretisht Dibala, Mekkeni dhe Artur, nuk janë grumbulluar për derbin. Ky është një ndëshkim për festën e fshehtë që tre lojtarët kishin organizuar në shtëpinë e amerikanit, ku sipas dëshmive të komshinjve, të gjithë ishin pa maska, ndërkohë që taksitë sillnin femra vazhdimisht.
“Duhet të japim shembullin e duhur me sjelljen tonë. Ata kanë bërë festë në momentin e gabuar, po të kemi parasysh atë që po ndodh në botë dhe jo vetëm në skuadër. Do të kthehen në skuadër, por të shohim kur”, – ka thënë trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo. U desh ndërhyrja e forcave të rendit në mbrëmje vonë në shtëpinë e MekKenit, që festa e tre juventinëve të mbyllej.

“Vendimi është imi dhe i klubit. Duam të japim një sinjal të qartë. Djemtë janë të lirë të bëjnë atë që duan jashtë fushe, ka qenë kështu gjithmonë, por më mirë ta ngremë zërin në fushë dhe jo jashtë saj. Duhet të respektojmë rregullat”, – ka shtuar Pirlo.
Më tej, në lidhje me pyetjen, nëse në ndeshjet e radhës luhet e ardhmja e tij, trajneri i Juventusit ka thënë: “Mendoj ndeshje pas ndeshjeje që të bëj mirë punën time. Pastaj është normale që nëse humb 10 ndeshje, do të shkosh në shtëpi. Objektivi im është të punoj për të mirën e Juventusit”.
Juventusi nuk po kalon një moment të mirë dhe derbi me Torinon është shumë i rëndësishëm për kampionatin. Përveç tre lojtarëve të ndëshkuar nga trajneri dhe klubi, bardhezinjtë nuk kanë të gatshëm edhe mbrojtësit Demiral dhe Bonuçi, pasi që të dy kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje