Bota

Kapitol Hill në shtetrrethim pas një sulmi me makinë

Dy persona kanë humbur jetën pasi një automjet u përplas me barrikadat e sigurisë përreth Kapitol Hill në përpjekje për të hyrë në ndërtesë. I dyshuari raportohet të ketë dalë nga automjeti me një thikë në dorë para se të qëllohej nga një oficer policie. Sulmuesi dhe një polic kanë ndërruar jetë. Kapitoli ndodhet në shtetrrethim dhe një ekip i Gardës Kombëtare ishte vendosur në ndërtesë ndërsa policia udhëzoi stafin të qëndronte brenda.

Drejtuesi i automjetit u qëllua për vdekje nga policia, sipas njoftimeve. Policia e Kapitolit thotë se ngjarja ndodhi të premten pasdite tek një pikë kontrolli pranë Kapitolit.

Shefi i policisë së Uashingtonit tha se ngjarja nuk duket të ketë lidhje me terrorizmin.

Incidenti vjen ndërsa zona e Uashingtonit vazhdon të jetë në gatishmëri, gati tre muaj pasi një turmë kryengritësish të armatosur sulmoi Kapitolin kur Kongresi po votonte për të konfirmuar fitoren e presidentit aktual Joe Biden.

Policia e Kapitolit tha se dikush “godit me një automjet dy oficerë të policisë së Kapitolit”.

Sipas disa burimeve, drejtuesi i automjetit doli nga makina dhe mbante në dorë një thikë.

Njëri nga oficerët që u plagos u dërgua me makinë policie në spital; tjetri po transportohej nga ekipet e urgjencës mjekësore, thanë zyrtarët.

Kompleksi i Kapitolit u vendos në izolim pas incidentit dhe askush nuk mund të hynte ose të dilte nga godinat e kompleksit.

Rrethimet që pengonin trafikun e automjeteve pranë asaj zone u hoqën së fundmi, pasi Kapitoli filloi të rihapej pas trazirave të 6 janarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë