“Barbarët ”, një dramë netflix e vendosur 2000 vjet më parë në Gjermaninë e asaj kohe, ishte një ndër shfaqjet më të shikuara në Netflix jo vetëm në Gjermani, por edhe në Francë, Itali dhe 14 vende të tjera europiane.
Momentet kur europianët uleshin dhe shikonin të njëjtën gjë në të njëjtën kohë, dikur ishin të rralla. Ato raste përfshinin vetëm Festivalin e Eurovizionit dhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve në futboll.
Tani,këto momente janë më të zakonshme falë rritjes së platformave streaming siç është Netflix, i cili ka 58 milionë abonentë në kontinent. Shërbimet e transmetimit të tij kanë nisur ta trajtojnë Europën si një treg shumë të madh e të rëndësishëm.
Jean Monnet, një nga themeluesit e Bashkimit Europian, ka thënë dikur që nëse do kishte mundësinë të krijonte BE-në nga fillimi, do e niste duke patur në fokus kulturën dhe jo ekonominë.
Tashmë integriteti kulturor ka nisur që të ndodhë. Shkrimtari italian, Umberto Ecco, kishte të drejtë kur tha se gjuha e Europës është përkthimi dhe këtë gjë e vërteton jo vetëm Netflix por edhe firma të tjera globale fitimprurëse.
Ashtu si BE-ja punëson një “ushtri të vogël” përkthyesish për të përshtatur ligjet e ndërlikuara në 24 gjuhët zyrtare të BE-së, ashtu vepron edhe Netflix.
Ai tani ofron dublim në 34 gjuhë të botës ndryshe nga kohët e mëparshme,kur një shfaqje e lartë franceze mund të përkthehej në anglisht dhe gjermanisht vetëm nëse do të ishte shumë e suksesshme.
Në vitin 2015, rreth 75% e përmbajtjes origjinale të Netflix ishte amerikane. Tani kjo përqindje është përgjysmuar sipas Ampere, një kompani që merret me analizën e medias, sepse Netflix ka rreth 100 prodhime në proces në Europë. Prodhuesit europianë të filmave rivalizojnë fermerët në renditjen e industrive europiane.
Megjithatë, problemi mes europianëve dhe amerikanëve tani është fakti se ndonëse Netflix ka zyra në të gjithë Europën, vendimet dhe peshën më të madhe sërish e luajnë amerikanët, gjë kjo që shqetëson politikanët europianë.
Në Bruksel dhe kryeqytetet e tjera kombëtare, perspektiva e Netflix si një sovranitet kulturor shihet si një kërcënim.
Për të vepruar në BE, kompanitë e transmetimit kërkohet që të sigurojnë të paktën 30% të katalogut të tyre që vjen nga blloku dhe ta promovojnë atë.
Nëse qeveritë europiane synojnë të shkatërrojnë firmat e mëdha amerikane, është më mirë për të gjithë që paratë të shpenzohen për diçka të shikueshme dhe të suksesshme.
Netflix tani u siguron të gjithëve të njëjtën përmbajtje duke krijuar një kulturë të përbashkët ndërkufitare dhe se sa pozitive është kjo gjë, varet nga këndvështrimi i shteteve.
Burimi: The economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje