Futboll

Video/ Milani ka alergji nga “San Siro”, shpëton në fund nga humbja me Sampdorian

Një gol i norvegjezit Hauge 3 minuta para fundit të ndeshjes ka shpëtuar Milanin nga humbja në “San Siro”. Një rinisje e dobët e kampionatit për kuqezinjtë, të cilët shpresonin ende për titullin, por pas këtij hapi tjetër falas vetëm një mrekulli do të sillte suksesin te Milani.

Sampdoria kaloi në avantazh në minutën e 57-të, falë një parabële të bukur të Kualiarelës, i cili përfitoi nga një kthim i gabuar i topit prapa nga Teo Hernandez. Edhe pse për më shumë se 30 minuta luajti me një lojtar më shumë, pasi Adrien Silva u ndëshkua me të kuq, Milani me vështirësi arriti të barazonte në 1-1.

Kuqezinjtë nuk kanë mundur ta vënë nën presion Interin, që me dy ndeshje më pak ka 65 pikë, kundrejt 60 pikëve të Milanit. Me këtë barazim skuadra e Piolit konfirmon “alergjinë” nga stadiumi “San Siro”, ku nuk arrin të fitojë që prej 7 shkurtit (Milan-Krotone 4-0). Në kohën shtesë Milani ishte pa fat, teksa Kesi goditi shtyllën e Sampdorias.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë