Politike

Zgjedhja më 25 prill, Rama: Vaksinimin ose infektimin

Kryeministri Edi Rama e ka të përforcuar bindjen se sa më shumë afrohet 25 prilli, aq më e qartë bëhet zgjedhja për shqiptarët.

Ai vijoi me vendosjen përballë të fotove nga fushata e vaksinimit dhe të fotove të takimeve të fushatës elektorale të opozitës.

“Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill: Për shëndetin e popullit e familjes suaj, apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit”, thotë ai.

Megjithatë, sipas Ramës, ky nuk është i vetmi ndryshim mes socialistëve dhe opozitës.

“Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë; Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona; Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet”, shkroi ai në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë