Vetëm një gol është shënuar në dy ndeshjet më të rëndësishme të javës së 26-të të Superiores. Këtë gol e ka shënuar vlonjati i Teutës, Dejvi Bregu, dhe ka mjaftuar për ta ngjitur skuadrën durrsake në vend të parë, në kuotën e 46 pikëve, po aq sa ka edhe Vllaznia, që mban vendin e dytë.
Bregu realizoi një gol shumë të bukur në portën e Laçit, duke gjuajtur saktë pasi dribloi thuajse gjithë mbrojtjen kurbinase. Teuta tashmë i sheh të gjithë nga lart dhe shanset e titullit bëhen gjithmonë e më të mëdha. Për Laçin ishte humbja e dytë radhazi në kampionat, pas asaj me Tiranën në shtëpi.
Sfida e “Loro Boriçit” mes Vllaznisë dhe Partizanit është mbyllur pa gola dhe pa fitues. Ndeshja është dominuar nga skuadra e trajnerit Ilir Daja, që gjithsesi nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës dhe kështu mbetet 2 pikë larg kreut. Rastet më të pastra për shënim në këtë ndeshje i patën Bitri për Partizanin dhe Dilaver për Vllazninë, por i pari u ndal nga portieri, ndërsa i dyti gjuajti jashtë.
Para ndeshjes, nga drejtuesit e Partizanit u ngrit pretendimi se bari i fushës ishte më i lartë se duhet dhe këtë shqetësim ata ua përcollën zyrtarëve të FSHF-së. Lojtarët e dy skuadrave, para shkelmimit të topit për nisjen e ndeshjes, mbajtën një minutë heshtje në nderim të Bashkim Finos, deputetit që u nda nga jeta pak ditë më parë dhe që njihej si një njeri afër futbollit.
Superiore, java e 26-të
Sot
Vllaznia-Partizani 0-0
Teuta-Laçi 1-0
Nesër
Tirana-Apolonia
Bylis-Kastrioti
Kukësi-Skënderbeu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje