Bota

Maqedonia e Veriut: 45 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se 45 qytetarë kanë ndërruar 24 orët e fundit në jetë si pasojë e Covid-19.

Gjatë orëve të fundit në vendin fqinj janë kryer 4 920 testime, 1 394 prej të cilëve janë konfirmuar të prekur me coronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë  ka shkuar mbi 134 mijë, kurse 3905 kanë ndërruar jetë.

Një tregues tjetër, i cili shihet si shqetësues mbi pandeminë është edhe numri i rasteve aktive. Ato kanë arritur në 21.553, janë të shpërhapura thuajse në pjesën dërrmuese të territorit të Maqedonisë së Veriut dhe kjo mbet një sfidë për autoritetet.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar në respektimin e masave kundër Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë