Banorëve të Astirit, Lulzim Basha u përsëriti premtimin e bërë gjatë protestave të këtyre të fundit kundër projektit për ndërtimin e Unazës së Re. Kreu i PD-së u tha se nesër në krye të Qeverisë do t’i qëndrojë pikë për pikë marrëveshjes së nënshkruar me ta verën e 2019-ës.
“Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cenuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë që do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, ne një nga ligjet e para që do të kalojmë është që këto para do t’i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarëve që shkaktuan këto dëme”, tha ai.
Basha ftoi banorët që më 25 prill të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë Partinë Demokratike, ndërkohë që një tjetër zotim i tij nuk ishte vetëm për banorët e Shqipërisë, por për të gjithë qytetarët që kanë shpenzuar para për kurim nga Covid.
“Atë që ky (Rama) nuk e bëri, rimbursimin e shpenzimeve që kanë rrënuar ekonomitë e shumë familjeve, që ju kanë fshirë të ardhurat, madje i kanë zhytur në borxhe, ne jemi në procesin e hartimit të një plani për rimbursimin e të gjithë atyre që kanë shpenzuar para, madje kanë marrë para borxh për t’u kuruar nga Covid-i.
Basha tha se në hartimin e këtij plani ka edhe ekspertë ndërkombëtarë.
“Është një grup trepalësh të përfshirë departamenti i shëndetësisë dhe ai i financave në Partinë Demokratike dhe ekspertë ndërkombëtarë”, tha kreu i PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje