Bota

Akuza për grusht shteti, Erdogan arreston 10 admiralë

Nën akuzën se po përgatiteshin për një tjetër grusht shteti, presidenti turk, Recep Tayyip Ergogan ka urdhëruar arrestimin e dhjetë admiralëve dhe ushtarakëve të lartë që kanë dalë në pension.

Arrestimet gjatë mbrëmjes të së dielës ishin të shpejta dhe erdhën pas letrës paralajmëruese të 103 admiralëve në pension drejtuar qeverisë turke mbi përpjekjet për të shfuqizuar Traktatin e Montreux. Kjo konventë është krijuar për të parandaluar militarizimin e Detit të Zi.

Vetëm disa orë pas njoftimit se zyra e prokurorit të Ankarasë kishte filluar një hetim mbi veprimet e admiralëve në pension, arrestimet janë bërë nga policia dhe ushtria.

Letra e hapur, e nënshkruar nga 104 ish-pjesëtarë të rangut të lartë të marinës, është dënuar nga zyrtarët turq, të cilët e shohin si sfidim të drejtpërdrejtë të Qeverisë nga ana e ushtrisë. Zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalin, tha se letra përmban shenjat dalluese të një komploti ushtarak për të përmbysur Qeverinë. “Disa ushtarë në pension po e vendosin veten në një pozitë qesharake dhe të mjerueshme me deklaratën e tyre, e cila i bën jehonë kohës së puçit ushtarak”, tha Kalin.

Mediat turke thonë se prokurorët kanë nisur hetimin e admiralëve të pensionuar nën dyshimin se kanë bërë “marrëveshje për të kryer krim kundër sigurisë së shtetit dhe rendit kushtetues”.

Muajin e kaluar, Turqia ka miratuar një plan për të ndërtuar një kanal të madh që lidh Detin e Zi në veri të Stambollit me Detin Marmara në jug. Por admiralët e arrestuar kanë thënë se ai nuk do të mbulohet nga Konventa Montre.

Konventa e vitit 1936 e rregullon përdorimin e ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve nga anijet e mallrave të vendeve të tjera. Konventa i jep Turqisë kontrollin mbi ngushticat brenda kufijve të saj dhe gjatë kohës së paqes garanton hyrjen për anijet civile. Ajo gjithashtu kufizon qasjen e anijeve luftarake detare.

Letra e admiralëve në pension tha se Turqia duhet të shmangë “çdo deklaratë dhe veprim që mund të bëjë që Konventa Montre të nxirret për diskutim”. Ata e cilësuan atë si “një traktat të rëndësishëm sa i përket mbijetesës së Turqisë”.

Sipas një raporti të DailySabah, dhjetë admiralët u arrestuan “për të mos shkatërruar provat dhe për të identifikuar të dyshuarit e tjerë të përfshirë në incident. Në të njëjtën kohë, mediat e kontrolluara nga presidenti turk nxituan të flasin për “ndërhyrje në institucionet demokratike” duke dënuar veprimin e admiralëve në pension.

Përgjigja e Admiralëve

Pas përshkallëzimit të situatës, disa prej atyre që nënshkruan deklaratën folën për një lëvizje demokratike dhe kushtetuese, duke akuzuar Erdoganin se po përpiqej të përfitonte nga situata për të larguar vëmendjen nga situata e rëndë ekonomike si dhe për të vazhduar me përndjekjet e mëtejshme në ushtri.

Ata thanë se nuk janë kërcënim për vendin.

“Ne nuk jemi të armatosur. Tani jemi në pension. “Pyes veten se kush po përfiton nga kjo situatë,” tha Admirali në pension Atilla Kıyat në një postim të dielën në mbrëmje.

Unë nuk jam ushtar, nuk jam zyrtar qeveritar, nuk vesh uniformë. Duke shkruar, unë ndaj shqetësimet dhe mendimet e mia me botën. “Unë gjithashtu bëra një vlerësim të kërcënimeve ndaj Turqisë në tekst,” tha ai, duke iu referuar veprimeve anti-demokratike dhe antikushtetuese nga Erdogan. Ne nuk duam grusht shteti në këtë vend. Ne duam që Republika të funksionojë, me të gjitha institucionet dhe rregullat e saj. Ky ëdhtë një reagim demokratik, por qeveria po përpiqet ta shfrytëzojë për interesat e saj”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë