Greqia do të mbyllë kufijtë tokësorë deri më 19 prill, duke ndaluar kështu hyrjen e shqiptarëve nga Kapshtica edhe për dy javë të tjera.
Kufijtë e Greqisë janë mbyllur për më shumë se një vit për shtetasit e vendeve të treta, mes të cilave edhe për shqiptarët. Vendimi është vendosur vitin e kaluar, gjatë karantinës së parë në mars dhe prej atëherë zgjatet çdo dy javë.
Vendkalimi kufitar i Kakavijës me Shqipërinë punon nga ora 07.00 deri në orëm 19:00 dhe lejohet hyrja e vetëm disa kategorive të caktuara, me test negativ ose me test të shpejtë të bërë nga autoritetet greke. Nga kjo pikë kufitare nuk lejohet kalimi i më shumë se 400 personave në ditë, të cilët janë të detyruar të qendrojnë në karantinë 14 ditë.
Ndalesa për hyrje në vend nuk vlen për shtetasit grekë, për personat të cilët kanë leje për qëndrim dhe personat që jetojnë në Greqi. Po ashtu Greqia po lejon hyrjen e shqiptarëve për arsye absolutisht të domosdoshme profesionale ose mjekësore, për të cilat kanë edhe vërtetimet e nevojshme, për kampionët transportues, si dhe për transit të automjeteve të cilët i takojnë personelit diplomatik, ushtarak ose administrativ të vendeve anëtare të BE-së.
Po ashtu, Greqia do të ndalojë deri në mes të prillit edhe udhëtimin me avionë drejt vendit fqinj, edhe pse para disa ditësh njoftoi se do të lejonte udhëtimet ajrore nga vendet e treta. Të vetmit që mund të udhëtojnë me avion drejt vendit fqinj janë rezidentët, personeli mjekësor, diplomatët dhe punëtorë sezonalë bujqësorë.
Qeveria greke caktoi 14 majin, si datën e mundshme për fillim të sezonit turistik, duke theksuar se për udhëtim në Greqi do të nevojitet ose certifikatë për vaksinim ose test negativ ose konfirmim për Kovid -19 të kaluar. Athina thotë se do të hapë në këtë datë kufijtë me Maqedoninë por nuk ka ende detaje se kur do të hapen me Shqipërinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje