Bota

Covid, teste të shpejta dy herë në javë për të gjithë britanikët

Qeveria britanike do t’i ofrojë të gjithë popullatës mundësinë për të kryer dy teste të shpejta falas anti-Covid në javë nga e premtja që vjen, si pjesë e një forcimi të planit kombëtar të parandalimit të koronavirusit.

Lajmin e njoftoi ministri i Shëndetësisë, sipas të cilit, nisma do të ndihmojë për të kontrolluar dhe parandaluar çdo shpërthim të virusit ashtu siç vendi gradualisht po del nga periudha e tij e gjatë e bllokimit.

Bëhet fjalë për tamponë, të cilët nxjerrin rezultatin brenda 30 minutave dhe aksesohen nga farmacitë e vendit falas.

Ndërkohë, kanë qenë të shumta reagimet nga kritikët, të cilët i cilësuan testet e shpejta “skandaloze” dhe humbje parash.

Diskutohet se pas 12 prillit, qeveria angleze të shqyrtojë mundësinë e rihapjes, duke filluar nga baret dhe restorantet në ambientet e hapura.

Ndërkohë, kryeministri Boris Jonson, ka propozuar formatimin e pasaportës-Covid, në të cilën do regjistrohet nëse personi është i vaksinuar ose jo, nëse është i imunizuar në mënyrë natyrale ose nëse ka rezultuar negativ.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë