Bota

Indi, për herë të parë mbi 100 mijë raste në 24 orë me Covid

India ka regjistruar mbi 100,000 raste të koronavirusit për herë të parë brenda 24 orëve nga fillimi i pandemisë.

Shifra e re, e çon numrin e përgjithshëm të infeksioneve në mbi 12.5 milionë, përfshirë mbi 165,000 vdekje që nga nisja e pandemisë marsin e shkuar.

Ndërkohë, në shtetin e Maharashtra – më i prekuri në vend me pothuajse 60 mijë infeksione të reja në 24 orët e fundit – një izolim i ri fillon sot që përfshin, ndër të tjera, përparimin e një ore të shtetrrethimit (nga 8:00 pasdite, deri në 07:00 të mëngjesit, mbylljen e zyrave private, qendrat tregtare, kinematë, restorantet dhe baret, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet po ashtu do të vendosin izolim të plotë gjatë fundjavave, pasi druajnë për mungesën e kapaciteteve spitalore.

Rënia e rasteve në Indi ka nisur në mes të shtatorit, por ato kanë nisur të rriten sërish në fund të shkurtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë