Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, reagoi pas konferencës për media të mbajtur nga kryekomisioneri për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan se do të mbështesë fuqimisht përpjekjet e KQZ-së për rregulla të drejta dhe transparente në Shqipëri.
“Sapo ndoqa konferencën për media të Ilirjan Celibashit. Më vjen mirë që u ra dakord mbi formatin e fletëve të votimit, në mënyrë që ato të printohen në kohë për zgjedhjet e 25 prillit.
Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e KQZ-së në Shqipëri për të siguruar që rregullat dhe kushtet për zgjedhjet në Shqipëri të jenë të drejta, në kohë dhe transparente”, tha Yuri Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje