Futboll

Interi dhe Juve në garë për portierin De Gea, kushton 40 mln euro

Nga Anglia po shtohen gjithmonë e më shumë zërat se portieri David De Gea do të largohet nga Mançester Junajtid në fund të këtij sezoni. Spanjolli ka një kontratë me “Djajtë e kuq” deri më 30 qershor 2023, por në verë duket se do të lërë Premier Ligën për t’u transferuar në Itali.

Sipas “Fichajes.net”, portieri i datëlindjes 1990 po ndiqet me interes nga Interi dhe Juventusi, ndaj dhe më shumë gjasa ai do të kalojë në Serinë A. Më i interesuar për De Gean është Interi, që prej kohësh është në kërkim të atij që do të zëvendësojë kapitenin Samir Handanoviç. Por edhe Juventusi synon të afrojë një portieri kalibri me përvojë.

De Gea me uniformën e Mançester Junajtid. Gazeta Si, 5 prill 2021

Po ashtu, për portierin spanjoll ka interesim edhe klubet e PSG-së në Francë, si dhe Atletikos së Madridit në Spanjë. Vlera e kartonit të De Geas në këtë moment është rreth 40 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë