Axhenda e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha vijon të plotësohet me pritjet entuziaste nga mbështetës të PD-së.
Pritje me makina, brohoritje, flamuj të PD-së dhe grumbullime njerëzish. E njëjta situatë edhe në Malësinë e Madhe dhe Durrës.
Një fenomen ky që nuk rri pa u shigjetuar nga kryeministri Edi Rama i cili në anën tjetër po ndjek një fushatë të ethshme me vaksinimin.
Në një postim të shkurtër në Facebook, Rama ka postuar dy foto; Një nga takimi Bashës në Malësi të Madhe dhe një foto tjetër gjatë procesit të vaksinimit.

“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë!
*Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe”, shkruan Rama duke postuar dy foto të kundërta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje