Bota

Përmbytjet shkaktojnë mbi 100 të vdekur në Indonezi dhe Timorin Lindor (Foto)

Të paktën 100 të vdekur u raportuan nga përmbytjet që goditën Indonezinë dhe Timorin Lindor fqinj të dielën.

Shirat e rrëmbyeshëm, rrëshqitjet e tokës dhe uji që rrjedh nga disa diga, kanë përmbytur mijëra shtëpi, duke shkaktuar 80 viktima vetëm në Indonezi, ku zona më e prekur është ishulli Flores dhe ku dhjetëra njerëz janë zhdukur.

Ndërsa autoritetet e Timorit Lindor, raportojnë të paktën 20 vdekje në zonën e kryeqytetit, Dili. Balta vështirësoi operacionet e kërkimit për mbi 40 persona ende të zhdukur. Bilanci i jetëve të humbura pritet të rritet në të dyja vendet, ndërsa moti ekstrem do të vijojë gjatë javës.

Gati gjysma e popullsisë indoneziane apo 125 milionë persona jetojnë në zona që rrezikohen nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë