Politike

Pritshmëritë e 25 prillit, Palmer takime me Metën, Ramën e Bashën

Kur kanë mbetur thuajse 3 javë nga zgjedhjet e 25 prillit, zv.ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer do të “takohet online” me udhëheqësit politikë shqiptarë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Palmer do të zhvillojë një takim në distancë me Presidentin Ilir Meta, më pas me Kryeministrin Edi Rama dhe në fund me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Mesazhi që pritet t’u përcillet të tre udhëheqësve politikë në Shqipëri është i qartë. “Për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit”, thotë Ambasada.

Ambasada e SHBA nënkupton se mes takimeve online që do të zhvillojë Palmer do të jetë edhe ai me Ardian Dvoranin, ish-kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ambasada thotë se zyrtari amerikan “do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi”.

Mes “kampionëve” të reformës në drejtësi është edhe emri i Ardian Dvoranit, të paktën sipas vlerësimit që mori pak kohë më parë nga Departamenti i Shtetit.

Takimet e Palmer do të përmbyllen me një grup të përzgjedhur gazetarësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë