Kandidati për deputet i PD-së në Durrës, Oerd Bylykbashi tha se Partia Socialiste nuk merr më shumë se 6 mandate në këtë qark.
“…PS nuk shkon më shumë se 6 mandate, PD do të marrë 8. PD e ka dëshmuar që mund të arrijë kaq vota…”, tha ai.
Ndërkohë, Bylykbashi tha se PD po përgatit një dosje denoncimesh për atë që ai e quajti shitblerje të votës
“Do të ketë denoncime, po bëhen gati për ata që po bëjnë shitblerjen e votës. Shit-blerja e votës është në format nga më të ndryshmet, jo vetëm paraja, por edhe marrja e kartave të ID, por edhe fondet për rindërtimin, po u jepet lekë para që nuk kanë pasur dëme.
Të gjitha këto do të shkojnë në SPAK, mund të bëjmë edhe kallëzimin penal para datës 25, por duam që SPAK të godasë sot. Kutitë nuk mbushen, do të ketë kamera në qendrat e votimit, të mos ketë presion.
Pra janë marrë një seri masash, rinumërimi i votës do të jetë i thjeshtë. Ne po bëjmë gati të gjithë veprimet e nevojshme për të goditur ata që mendojnë se do të veprojnë si në të shkuarën…”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje