Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka vendosur të vaksinohet këtë të martë ‘live’ para kemerave televizive.
Kreu i shtetit serb, ka zgjedhur të marrë vaksinën kineze “Sinopharm”, në përpjekje për të inkurajuar qytetarët serbë të ndjekin shembullin e tij.
“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm”, shkroi Vuçiç në profilin e tij në Instagram.
“Faleminderit punonjësve tanë të shkëlqyeshëm shëndetësorë. Faleminderit vëllezërve tanë kinezë”, shtoi ai.
Mbi 1.5 milionë serbë kanë marrë tashmë së paku një dozë të vaksinës anti-Covid.
Serbia ka siguruar doza të mëdha të vaksinave nga Kina dhe Moska, por edhe nga prodhuesit perëndimorë “Pfizer/BioNTech” dhe “AstraZeneca”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje