Demokratët e Cërrikut e pritën Lulzim Bashën me sheqer dhe fishekzjarre.
“…Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja dhe ka trokitur është futur përdhunshëm brenda dhe ka shkatërruar familjet, shtëpitë ekonomitë. Tani po troket për herë të tretë do ia hapni derën? Kudo nëpër Shqipëri po e diskutonim me miqtë që po ecnim tani së bashku kudo dëgjoj ndiej, prek vendosmërinë e shqiptarëve për ndryshim.
Dhe fjalët që dëgjoj më shumë janë dy: Nuk durohet më, një orë e më parë nuk durohet më, mezi po presim me 25 prill dhe e dyta që dëgjoj është tani është në dorën tonë…”, tha Basha.
Më tej, kryetari i PD ka biseduar me fermerë të fshatit Shalës, në Cërrik, rreth problemeve që i shqetësojnë.
Basha shpjegoi programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, i cili parashikon 100 milion subvencione vit për vit për fermerët, 50 milion euro për infrastrukturën bujqësore dhe zgjidhjes së problemit me pronat. Ai tha se subvencionet janë çelësi për të luftuar problemin që kanë fermerët që është mungesa e tregut.
“…Problemi tjetër është problemi i infrastrukturës, më the çdo gjë e ke bërë vetë, rrugën 750 metra linjën elektrike etj. Pse? Sepse në këto 8 vite të mbushura me dështime nuk është investuar as në infrastrukturën urbane.
Shiko, unazën e Tiranës 8 vjet se mbaruan dot, ne bëmë dy tunele, Kalimashin dhe Elbasanin, autostrada, rrugë. Këta nuk mbaruan dot unazën e Tiranës që e gjetën gati me projekt, me financime, me të gjitha.
Pra, me këtë plan ne e fusim bujkun shqiptar, fermerin shqiptar, blegtorin shqiptar dhe agro-përpunuesin shqiptar në treg, sepse sot jeni jashtë tregut. Po falimentoni po largoheni, fëmijët po shkojnë në emigracion, madje përfitojnë me shkuar si mëditës në vendet fqinj në vend që punojnë në tokën e begatë nga zoti. Ky angazhim do të marrë formë menjëherë dhe do të zbatohet pa burokraci, nuk do të ketë kërkesë për certifikatën e tokës, sepse certifikatën e tokës ti ke se s’ta kam dhënë unë, s’ta ka dhënë shteti, deri sa ta zgjidhi shteti.
Dhe në programin tonë për pronarët dhe për pronën, prioritet është që t’i jepet fund problemit të mungesës së tapive në zonat rurale, siç është dhe problemi i kompensimit të pronarëve dhe prona në tërësi,” tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte gjithashtu në Belsh, ku u takua me përpunues të ullirit.
“Në zyrën time si kryetar opozitë kanë ardhur ambasadorë të huaj, të cilët janë interesuar për të marrë vajin shqiptar për tregjet e vendeve të tyre. Ndërsa kanë ardhur te mua, mendja ta do që kanë shkuar edhe te kryeministri. Nuk ka lëvizur gishtin në këtë punë. Imagjinoni se çfarë mund të arrinte vendi nëse e konsideronte eksportin e vajit të ullirit prioritet. Duhet thjesht ti kushtojë vëmendje diplomatike.
Ngelëm duke importuar, vetëm ajrin nuk po importojmë. Ne nuk kemi pse të importojmë vaj ulliri. Ky vend duhet të jetë eksportues neto o vajit të ullirit dhe ky është objektivi i qeverisë.
Qeveria jonë do ta ketë prioritet eksportin e vajit të ullirit dhe subvencionimin e fermerit shqiptarë. Certifikimi i vajit të ullirit, sigurisht dhe mbështetja ndaj përpunuesve do të bëje te mundur që ne tregun tonë ta sjellin më çmim konkurrues dhe në tregjet e jashtme po kështu ta sjellim me cilësi të lartë dhe çmim konkurrues dhe ne këtë mënyrë dalim edhe ne edhe konsumatorët tanë. Kur them ne e kam fjalën edhe fermeri, edhe përpunuesi, edhe shteti”, tha Basha.
“Në këto vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë jemi takuar në momente dramatike për familjet tuaja, mbaj mend takimet në atë lokal aty kur vendosi të rriste cmimin e energjisë në 2014. Mbaj mend takimin në lokalin tjetër atje pasi rriti cmimin e naftës, kur hoqi familjet nga ndihma ekonomike, shpunësoi mijëra baballarë e nëna pa pyetur as për ta e as për fëmijët e tyre.
8 vite dështim e papunësi, premtime të pambajtura, sot një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojën e tij e të largohen ti thoshte cdo shqiptari më fal e të largohej, por Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja e ka trokitur e është futur përdhunshëm brenda e ka shkatërruar familjen, shtëpitë, ekonomitë tani po vjen për herë të tretë, do e hapni derën?
Kudo nëpër Shqipëri, dëgjoj, ndiej, prek vendosmërinë e shqiptarëve për ndryshim, fjalët që dëgjoj më shumë janë dy, nuk durohet më, një orë e më parë, mezi po e presim 25 prillin. Tani është në dorën tonë dhe me të vërtetë tani është në dorën tuaj. Bashkë për ndryshim”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje