Politike

Basha: Ngjarja me aeoroportin dështimi i radhës i Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se ngjarja e ndodhur ditën  e mërkurë në aeroportin e Tiranës ishte një tjetër dështim i Kryeministrit Rama.

Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook duke thënë se Rama është njeriu që i vendos interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari.

Më tej ai fton qytetarët të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit duke i cilësuar si zgjedhjet më të rëndësishme lidhur dhe me integrimin në BE.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja. Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!”-shkruan kryetari i PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë