Futboll

8 prilli i bekuar i Grizman, baba për herë të tretë në të njëjtën datë

Një koincidencë e jashtëzakonshme për sulmuesin e Barcelonës, Antuan Grizman. Francezi është bërë sot baba për herë të tretë. Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, ajo që e bën 8 prillin të bekuar për të është se të tre fëmijët e tij kanë lindur në këtë datë.

Me anë të rrjeteve sociale, Grizman ka njoftuar lindjen e vajzës së tij Alba. Ajo vjen në jetë në të njëjtën datë që kanë lindur edhe Mia (2016) dhe Amaro (2019). Kështu, në familjen Grizman ka qenë një festë e trefishtë.

Një fakt mjaft kurioz për futbollistin e Barcelonës. Një datë e destinuar për të përfaqësuar një event të rëndësishëm familjar në vitet e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë