Roma ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Europës. Skuadra e Marash Kumbullës, që nuk ishte i disponueshëm për shkak dëmtimi, mundi 1-2 Ajaksin në Holandë, madje me përmbysje. Me këtë rezultat, gjysmëfinalja është shumë pranë.
Italianët e nisën mirë ndeshjen, por u ndëshkuan nga skuadra holandeze në pjesën e parë, kur Klaasen e kaloi Ajaksin në avantazh. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë dhe momenti kyç i ndeshjes ishte penalltia e pritur nga Lopez në minutën e 53-të. Pak minuta më pas Pelegrini gjeti golin e barazimit me një goditje dënimi.
Ibanjez i dha fitoren Romës 3 minuta para fundit të ndeshjes, duke realizuar brenda zonës, në zhvillimet e një goditjeje nga këndi. Kjo fitore në transfertë e favorizon shumë skuadrën e Fonsekës për ndeshjen e kthimit, ku mjafton edhe barazimi për të kaluar në gjysmëfinale.
Fitore të rëndësishme në transfertë kanë arrtiur edhe Mançester Junajtid dhe Vilarreali. Anglezët mundën 0-2 Granadën në Spanjë, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale dhe duke e bërë ndeshjen e kthimit thuajse formale. Rashford dhe Bruno Fernandes shënuan golat për “Djajtë e kuq”. Gjatë kësaj ndeshjeje ka pasur edhe një episod interesant. Edhe pse luhet pa tifozë, një burrë lakuriq është futur në fushë.

Vilarreali mundi Dinamon e Zagrebit në Kroaci, falë golit të Morenos me penallti. Arsenali është befasuar në fushën e tij nga Sllavia e Pragës. “Topçinjtë” ia dolën të kalonin në avantazh pak para fundit të ndeshjes, por u barazuan në kohën shtesë nga ekipi çek. Gjithçka sa i takon kualifikimit do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Pragë.
Liga e Europës, çerekfinalet
Ajaks-Roma 1-2
Arsenal-Sllavia Pragë 1-1
Dinamo Zagreb-Vilarreal 0-1
Granada-Mançester Junajtid 0-2
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje