Ka ndodhur

Vlorë, kapen 4.800 euro të dyshuara si të falsifikuara

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 4.800 euro të dyshuara si të falsifikuara.

Gjatë aksionit policor, në pranga kanë rënë, shtetasit A.O., 49 vjeç, banues në Himarë dhe R.O., 22 vjeç banues në Delvinë, të cilëve iu janë gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash false.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë