Kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook një videomesazh nga mjeku Pëllumb Pipero.
Pipero i bën thirrje politikës të ndalë sulmet për vaksinimin e popullsisë.
“Dëgjoj disa politikanë të deklarojnë se vaksinimi mbjell vdekje. Nuk dua ta besoj që ata nuk duan që Shqipëria të vaksinohet.
Politikat e tyre e dëmtojnë këtë proces jetik.
Madje rrezikojnë edhe këtë sezon turistik. Shqipëria nuk mund të ndalet tani që po del nga ky tunel i gjatë. Ndaj politikat duhet të ndalin sulmet ndaj vaksinimit madje edhe grumbullimet që mundësojnë infektimet.
Shëndeti, jeta mbi të gjitha. Zgjidh jetën, vaksinohuni”, thotë Pipero.
Rama e shoqëroi videon me një mbishkrim: “Pipero forever”, duke e shoqëruar me një emoji piperi të kuq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje