Futboll

LeBron Xhejms shton aksionet te Liverpuli dhe bëhet trajner mental i ekipit

LeBron Xhejms e ka mendjen tek e ardhmja. Ylli i Los Anxheles Lejkërs nuk e ka fshehur kurrë se dëshiron të bëhet pronar e ndonjë skuadre të NBA-së, kur të mos luajë më. Pak javë më parë ai ka blerë një kuotë në minorancë të Boston Red Soks në bejsboll dhe njëkohësisht ka shtuar edhe aksionet e tij te Liverpuli.

Një lëvizje që ngjalli shumë interes dhe bëri që presidenti aktual i Red Soks dhe ekipit anglez, Tom Verner, të shpjegojë situatën: “Duam që Red Soks të jenë sa më lart dhe një vend, ku të gjithë të ndihen të mirëserdhur. Po punojmë për një organizim më të mirë dhe gjithpërfshirës. Jam i kënaqur që LeBron dhe Maverik (partneri i tij) janë afruar te Boston Red Soks, sepse mund të na ndihmojnë të përfaqësojmë më mirë bejsbollin.

Tom Verner, presidenti i Liverpulit, dhe trajneri Jurgen Klop. Gazeta Si, 9 prill 2021

Idetë e tyre i mirëpresim. E konsideroj Maverik një nga miqtë e mi më të mirë dhe me të kam folur për orë të tëra për strategji, stërvitje, për leksionet që kam mësuar nga Jurgen Klop dhe për ato që ai ka mësuar si një vëzhgues i mirë i futbollit”.

Pronari i Liverpulit pastaj ka thënë se LeBron Xhejm do të ketë një rol që ka të bëjë më shumë me apsektin psikologjik të skuadrës, si një “trajner mental”: “Do të jetë një mbështetje për lojtarët dhe anën e tyre psikologjike. Nuk do të marrë vendime në lidhje me frmacionin apo aspekte të tjera të kësaj natyre.

LeBron dhe Maverik janë persona inteligjentë, administrojnë një kompani që është një kolos në fushën e saj. Kanë rapote shumë të mira me “Nike”, “Disney” dhe “Amazon”. Do të jenë një mbështetje, siç janë shumë nga partnerët tanë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë