Në një takim ku prezantoi programin e PD-së për Artin Kulturën dhe Trashëgiminë, nga vendi ku u shemb Teatri Kombëtar, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha premtoi ringritjen e kësaj ndërtese në të njëjtin vend dhe siç ishte.
“Kjo vepër e jashtëzakonshme, kjo pjesë e çmuar e historisë së qytetit tonë, ky monument i gjallë i brezave të artistëve të kulturës me të vërtet u shemb pabesisht, përkundër një qëndrese qindra ditore të njerëzve të artit, kulturës dhe të opozitës dhe PD që është krenare që ka qenë në krahun tuja. Por ata që e shembën bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja mbaroi.
Bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim. Unë nuk shuhem për tone të forta dhe për metafora agresive. Por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet. Po ju them sot se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit dhe dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por do të jetë kujtuesi i përditshëm dhe përnatshëm derisa Teatrit të ngritur aty ku ishte dhe siç ishte”, u shpreh Basha.
Sipas Bashës, do të mbahet përgjegjësi për ata që urdhëruan dhe zbatuan shembjen e tij.
“Sikundër dua t’u them atyre që u vërsulen mbi këtë vepër dhe mbi artistët se nënshkrimi im nuk parashikon vetëm ringritjen, por edhe çuarjen para drejtësisë të atyre që morën pjesë, nga urdhëruesi te zbatuesi do të japin përgjegjësi para ligjit”.
Gjatë aktivitetit, regjizori Edmond Budina një nga mbështetësit më të mëdhenj të Teatrit i dhuroi një maket projekt se si duhet ndërtuar Teatri i ri.
“Ky është një maket i Teatrit. Unë do ju them që ju do ta mbani në zyrë këtë për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët që rikthimi i Teatrit nuk është thjesht rikthim, por është rikthim i disa vlerave qytetare të kulturës që përfaqësojnë 73% e tiranasve që të rikthehet.
Me rikthimin e Teatrit do të rikthehen edhe vlerat e kulturës…”, tha Budina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje