Klubi brazilian i futbollit, Atletiko Paranaense, ka bërë të ditur se ka në plan të blejë vaksinën anti-Covid-19 për lojtarët, zyrtarët, por edhe tifozëv e vet, sigurisht ata që kanë kartën e anëtarësimit.
Në fillim të kësaj jave, në Brazil është miratuar një ligj që lejon kompanitë private të blejnë vaksinën dhe me hyrjen e tij në fuqi, klubi i Atletiko Paranaenses mori këtë iniciativë, duke iu ardhur në ndihmë edhe tifozëve të tij më besnikë. Për këtë ka kërkuar edhe mbështetjen e bizneseve të ndryshme.
Nga drejtues të klubit me seli në Kuritiba është thënë të enjten se përveç lojtarëve, pjesëtarëve të stafit teknik dhe administrative, do të vaksinojë edhe tifozët, sepse ata e kanë mbështur ekipin me kuotat e tyre të anëtarësisë edhe gjatë pandemisë, pavarësisht se nuk mund të shkojnë në stadium.

Klubi nuk ka përmendur shifra, por sipas shtypit brazilian, bëhet fjalë për 20-30 mijë tifozë. Kuotat mujore të anëtarësimit për tifozët shkojnë nga 13.5 dollarë deri në 62.9 dollarë. “Atletiko fton të gjitha institucionet e përfshira në futboll të bëjnë pjesën e tyre për të ndihmuar vendin të mundë pandeminë Covid-19,” – shkruhet në një deklaratë të klubit.
Brazili është goditur rëndë nga pandemia. Të enjten është raportuar për një numër rekord ditor vdekjesh prej 4249 personash. Më shumë se 345000 njerëz kanë humbur jetën në vendin më të populluar të Amerikës së Jugut. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pohuar se Brazili është në gjendje kritike, me një sistem të mbingarkuar të kujdesit shëndetësor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje