Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, i shtati i renditur në listën e koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, zhvilloi takime me qytetarët në zonën e Kinostudios.
“Tre nga pesë të rinj, janë të pa punë. Gjatë pandemisë kjo papunësi u shtua dhe me 20%.
Mbi 70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria.
Mbi 90% e atyre që kanë studiuar jashtë dhe studiojnë jashtë, me mundin dhe djersën e prindërve të tyre, nuk duan të kthehen në Shqipëri”, tha Mediu.
Kryerepublikani tha se duhet të bashkohen të gjithë bashkë për ta bërë Shqipërinë dhe “të mos mbetet peng i krimit dhe korrupsionit”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje