Politike

“Në një nga kryeveprat e babëzisë”, Meta poston foto nga rruga e Borshit

Presidenti Ilir Meta e nisi të dielën me një urim për shqiptarët, për një ditë relaksuese, por rrugës për Sarandë ai nuk mundi pa bërë një foto tek rruga e prishur për në Borsh.

I veshur sportiv, Meta anës rrugës se prishur shkruan:  

“Në një nga kryeveprat e babëzisë.

25 Prilli, referendum kundër korrupsionit!

Llogaridhënia nis, që në mëngjesin e 26 Prillit!” .

Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se do të qëndronte gjatë në Jug dhe konkretisht në Vlorë aty ku Rama e ka sulmuar më shumë.  

Meta tha se asnjë votë nuk duhet të preket në Vlorë dhe i bëri thirrje Damian Gjiknurit që të mos keqpërdorej.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë