Bota

Afro-amerikani u vra aksidentalisht, policja mendoi se përdori armën paralizuese (Video)

Ka qenë një natë përplasjesh dhe protestash në Mineapolis, ku Daunte Wright, 20 vjeç, një afrikano-amerikan, u vra nga policia, i qëlluar nga një agjente, e cila mendoi se po përdorte pistoletën paralizuese dhe jo atë të zjarrit.

Qindra njerëz u mblodhën jashtë stacionit të policisë në periferi të Brooklyn Center, ku shumë oficerë ndërhynë duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Videoja e publikuar nga policia, tregon 26-vjeçaren Kimberly Potter, një oficere me përvojë, e cila duke iu afruar makinës së të riut, i kërkon që të dilte nga automjeti.

Wright i reziston përpjekjes për t’u prangosur dhe hyn përsëri në makinë. Në atë moment, agjentja nxjerr armën dhe bërtet “paralizuese!” dhe qëllon, kur vetëm një sekondë më pas kupton se ka përdorur armën e zjarrit në vend të asaj elektrike, ashtu siç kishte besuar.

Shefi i policisë, Tim Gannon, shpjegon: “Duke parë videon dhe duke dëgjuar komandat e dhëna nga oficerja, unë u binda që ajo kishte për qëllim të përdorte armën paralizuese të saj, duke shkrepur vetëm një plumb. Kjo më duket se ka ndodhur, nga ajo që unë pashë dhe nga reagimi i oficeres që ishte në rrezik”.

Ndërkohë, guvernatori i shtetit të Minesotës, Tim Walz, kishte urdhëruar vendosjen e një shtetrrethimi, duke filluar në orën 7 pas trazirave të së dielës mbrëma, por turmat kundërshtuan kufizimet, duke injoruar urdhrat e autoriteteve për të lënë vendin e protestës.

Kështu, agjentët ndërhynë për të parandaluar demonstruesit të përparonin përtej gardhit të ngritur për të mbrojtur godinën e policisë.

Disa protestues u përgjigjën, duke hedhur fishekzjarrë në drejtim të policisë, ndërsa shumë protestues bërtisnin emrin e Wright në kor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë