Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, tha se çështjet e ekonomisë janë tema kryesore që e ka shoqëruar gjatë këtyre javëve në takimet me njerëzit.
“Ju e dini që ne kemi një plan konkret që do zbatohet e do bëjë të mundur që ekonomia të fillojë të lëvizë përsëri e ta marrë veten mbi të gjitha nga keq menaxhimi 8 vjecar, çmimet e rritura, të naftës e energjisë, plani ynë godet këto gabime e dështime, duke korrigjuar e futur në kursin e rritjes ekonomike në çdo sektor.
Të gjithë do e gjejnë veten te paketa jonë fiskale që është hapi i parë drejt rritjes ekonomike.
Kemi punuar për një program realist, i njohim, i prekim, i ndiejmë problemet tuaja, se vetëm kështu mund të formulosh zgjidhjen e duhur, ndaj s’kemi ardhur me premtime, por me zotime e angazhime të një plani të hartuar me vite me radhë”, tha Basha.
Në fjalën e tij, Basha iu drejtua edhe socialistëve.
“Dua t’ju them qartë se e vërteta e demokracisë është që ndryshimi që të gjithë kërkoni në fakt e keni në dorë ju, vetëm ju mund ta bëni ndryshimin realitet. Është bashkimi i votave tuaja e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin.
Në veçanti socialistët e goditur realisht ata që kanë besuar, votuar e investuar te forca e tyre politike ju them që tani është koha të bëheni të gjithë bashkë për ndryshimin që gjithsecili të marrë përgjegjësinë për të ndryshuar fatin e vet e të familjes se ndryshe nga ç’u thotë politika e ai që e mban pushtetin për 8 vite, 25 prilli s’bëhet për mua e atë por bëhet për ju të ardhmen e familjes suaj…”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje