I favorizuar nga fitorja 3-1 në ndeshjen e parë, Real Madrid sfidon sot çdo lloj skaramacie, çdo lloj tersi. Ose të paktën kështu duket nga zgjedhja që kanë bërë spanjollët para ndeshjes çerekfinale së kthimit kundër Liverpulit.
Madrilenët kanë zgjedhur “Titanic Hotel”, që ndodhet pranë stadiumit “Anfield Road”. Hoteli me 4 yje ndodhet brenda një trashëgimie botërore të UNESCO-s, në një nga zonat më ikonike të qytetit, Stanley Dock. E projektuar nga Jesse Hartley, Stanley Dock ndodhet pranë lumit Mersey dhe ka qenë pjesë e portit të Liverpulit. Kohë më parë ka qenë sistemi më i madh i moleve historikë në botë.

Emri i hotelit sjell menjëherë në mendje incidentin tragjik të anijes së famshme në vitin 1912, nga e cila është frymëzuar një vepër kinematografike e njohur në gjithë botën. Edhe më kurioze e bën situatën data kur do të luhet ndeshja mes Liverpulit dhe Real Madridit: 14 prilli, ekzaktësisht në përvjetorin e mbytjes së Titanic.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje