Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë shprehur “gatishmërinë e tyre për të vazhduar dialogun për sigurinë botërore”.
Në një telefonatë mes Joe Biden dhe Vladimir Putin, presidenti amerikan i kërkoi homologut të tij rus të “lehtësonte tensionet në Ukrainë”, pasi Moska zhvendosi dy ushtri dhe tre njësi trupash pranë Donbasit. Biden propozoi më pas një samit në një vend të tretë në muajt e ardhshëm.
Qëllimi i dialogut është t’i “përgjigjet interesave jo vetëm të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por të të gjithë bashkësisë ndërkombëtare”. Gjatë bisedës, numri një i Shtëpisë së Bardhë, riafirmoi qëllimin e tij për të ndërtuar “një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme” me Kremlinin dhe propozoi “një takim që do të mbahet në një vend të tretë në muajt e ardhshëm për të diskutuar të gjithë serinë e problemeve që Amerika dhe Rusia përballen”.
Biden gjithashtu “e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë me vendosmëri në mbrojtje të interesave të tyre kombëtarë në përgjigje të veprimeve të Rusisë, të tilla si ndërhyrjet kibernetike dhe ndërhyrja në zgjedhje”.
Presidenti amerikan, pastaj përsëriti “angazhimin e palëkundur të SHBA-ve ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, duke shprehur “shqetësime në lidhje me forcimin e papritur rus në Krimenë e pushtuar dhe në kufirin me Ukrainën” dhe i kërkoi Moskës “lehtësimin e tensioneve”.
Të dy udhëheqësit, informon Shtëpia e Bardhë, “diskutuan çështje të ndryshme rajonale dhe globale, duke përfshirë qëllimin e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për të ndjekur dialogun strategjik mbi një numër çështjesh të reja të sigurisë dhe kontrollin e armëve, duke forcuar zgjerimin e traktatit ‘Neë Start’”.
Ndërkohë, tensioni vazhdon të rritet në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës. Kremlini donte t’i përgjigjej “kërcënimeve” nga NATO dhe brenda tre javësh transferoi dy armata dhe tre njësi trupash ushtarake pranë kufirit perëndimor.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, NATO synon të vendosë 40,000 ushtarë dhe 15,000 automjete ushtarake pranë kufijve rusë. “Nëse Rusia vepron kundër nesh, ajo do të paguajë një çmim të rëndë”, – njoftoi nga ana e saj qeveria ukrainase.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje