Futboll

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet/ Fokusi te Vllaznia-Laçi, më e lehtë për Teutën

Vllaznia dhe Laçi do të jenë përballë njëri-tjetrit vetëm pak ditë pasi u ndeshën në kampionat dhe barazuan pa gola. Ishte ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, ku shkodranët arritën të merrnin pikë. Sot ata i presin kurbinasit në “Loro Boriçi”, për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Kupa ka një specifikë tjetër nga kampionati, janë dy ndeshje që vendosin kualifikimin për në finale, por kuptohet që akti i parë ka një rëndësi të veçantë. Trajneri Tomas Bërdariç foli me optimizëm para kësaj sfide dhe pret fitoren nga të tijtë. Në krahun tjetër, Laçi vjen me disa mungesa, ku veçohen Selmani, Nuabueze e Ramos, por sërish skuadra e trajnerit Shpëtim Duro mbetet e rrezikshme.

Nga një ndeshje mes Teutës dhe Skënderbeut këtë sezon. Gazeta Si, 14 prill 2021

Teuta e ka më të lehtë në letër, pasi shorti i gjysmëfinaleve e ka vënë përballë Skënderbeut, që objektiv primar ka qëndrimin në Superiore. Korçarët kanë pasur një ecuri të mirë javët e fundit, por nuk mendohet se do t’i hapin punë Teutës për kalimin në finale.

Tri nga katër skuadrat gjysmëfinaliste, Teuta, Vllaznia dhe Laçi kanë pretendime për titullin kampion, por Europën mund ta arrijnë edhe nëpërmjet Kupës së Shqipërisë, që është një rrugë më e shkurtër.

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet
Sot, ora 16:00
Teuta-Skënderbeu
Vllaznia-Laçi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë