Kimberly Potter, policja që vrau 20-vjeçarin afrikano-amerikan, Daunte Wright në Mineapolis, do të akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.
Oficerja, pas vrasjes, tha se ishte e bindur se po përdorte armën paralizuese dhe jo atë të zjarrit. Sipas Kodit Penal të shtetit të Minesotës, një krim ndodh kur një person “krijon rrezik të paarsyeshëm dhe me vetëdije rrezikon të shkaktojë vdekjen ose dëmtimin serioz të dikujt”.
Potter, e arrestuar dhe e dërguar në qeli, qëlloi ndaj Daunte Wright, duke e vrarë atë, gjatë një ndalimi në rrugë me automjet të dielën.

Oficerja dha dorëheqjen nga Departamenti i Policisë së Qendrës Brooklyn të martën, së bashku me shefin e departamentit, për shkak të të shtënave të diskutueshme që shkaktuan vdekjen e afrikano-amerikanit 20-vjeçar.
Oficerja pretendoi se aksidentalisht nxori pistoletën e vërtetë, kur në të vërtetë ajo kishte ndërmend ta bllokonte Wright me pistoletën elektrike. Potter mund të dënohet me dhjetë vjet burg dhe mund të ndëshkohet me një gjobë prej 20,000 dollarësh.
Vdekja e Wright ka përkeqësuar tensionet që kanë prekur Mineapolisin dhe zonën përreth për ditë me radhë, ku një tjetër ish-oficer policie, Derek Chauvin, po gjykohet për vrasjen e pretenduar të afrikano-amerikanit George Floyd vitin e shkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje