Dy funksionarë të lartë të Partisë Liberal Demokratike, që është në pushtet në Japoni, kanë deklaruar së fundi se Olimpiada e Tokios mund të pësojë ndryshime radikale. Njëri prej tyre ka thënë se Olimpiada mund të anulohet, ndërsa tjetri është shprehur se ajo thjesht mund të zhvillohet pa publik.
Këto spekulime të fundit vijnë më pak se 100 ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike. Toshihiro Nikai, sekretar i përgjithshëm i LDP, ka pohuar se anulimi i Olimpiadës është ende një opsion, duke parë rastet e shtuara të Covid-19 në vend.
Taro Kono, ministri i ngarkuar për fushatën e vaksinimit në Japoni, ka sugjeruar që edhe nëse Lojërat Olimpike zhvillohen, kjo duhet të ndodhë pa praninë e publikut. Muajin e kaluar organizatorët e Olimpiadës së Tokios kanë deklaruar se nuk do të ketë tifozë nga vendet e tjera, por gjithmonë kanë këmbëngulur, bashkë me CIO-n, se Olimpiada do të zhvillohet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje