Politike

Meta: Becchetti zbraz buxhetin! Shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta këmbëngul në qëndrimin e tij se 25 prilli është një referendum popullor dhe duke iu referuar proceseve në arbitrazhet ndërkombëtare që ka Shqipëria i interpreton këto zgjedhje si mundësi për të çuar para drejtësisë shpërdoruesit e parave të shqiptarëve.

“Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve. Është një grabitje e të ardhurave buxhetore më të ulëta në rajon në raport më PPB (27%) të cilat janë 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane”, thotë Meta.

Presidenti paralajmëron se Becchetti është vetëm fillimi.

“Sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi. Prandaj 25 Prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë shpërdoruesit e parave të shqiptarëve”, shkruan Presidenti përmes një postimi në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë